Dërgesa dhe kthimi
Çdo produkt printohet vetëm për ty. Ja si arrin te dera jote dhe çfarë bëjmë nëse diçka nuk shkon.
Dërgesa
Dërgojmë kudo në Kosovë. Porosia arrin për 2–4 ditë pune pasi e aprovon pamjen përfundimtare.
Dërgesa kushton 3.00 €. Për porositë mbi 40.00 € është falas (llogaritet pas zbritjes nga kuponi). Kostoja shfaqet para se të porosisësh.
Pagesa
Paguan në dorëzim, me para në dorë, kur e merr porosinë. Nuk kërkojmë kartë dhe nuk paguan asgjë paraprakisht.
Aprovimi para printimit
Pas porosisë të kontaktojmë në telefon me pamjen përfundimtare të produktit. Printojmë vetëm pasi thua po. Deri në atë moment porosinë mund ta ndryshosh ose ta anulosh pa asnjë kosto.
Nëse printimi ka defekt
Nëse produkti vjen i dëmtuar ose printimi del i turbullt për fajin tonë, e printojmë dhe e dërgojmë prapë pa pagesë. Na shkruaj sapo ta marrësh porosinë, me një foto të problemit.
Kthimi
Meqë çdo produkt printohet posaçërisht me foton tënde, nuk pranojmë kthime për ndryshim mendjeje pasi e ke aprovuar pamjen. Për këtë arsye të tregojmë cilësinë e fotos dhe pamjen përfundimtare para printimit.
Më shumë hollësi te kushtet e porosisë.